
3 futbollistë të tjerë të Partizanit rezultuan pozitivë me koronavirus. Klubi i kuq mori përgjigjet e testimeve orët e vona të mbrëmjes të së enjtes dhe tashmë ka në total 5 futbollistë të padisponueshëm për derbin kundër Tiranës, që do të luhet sot në mbrëmje.
Pas Dejan Boldor dhe Besnik Feratit, të infektuar nga virusi dolën edhe futbollistët Eraldo Çinari, Kristi Kote dhe Esat Mala, të tre asimptomatikë.
Klubi i Partizanit kreu në total 50 tamponë dhe e gjithë pjesa tjetër e stafit rezultoi negativ. Lojtarët e prekur janë izoluar, ndërsa sa i përket duelit ndaj Tiranës, derbi do të zhvillohet ashtu siç është programuar. (A2 Televizion)