Partizani reagon ashpër pas humbjes: Na vodhën djersën

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2020, 08:31 | Futboll
Partizani reagon ashpër pas humbjes: Na vodhën djersën

Klubi i Partizanit ka reaguar ashpër me anë të një postimi në Facebook pas humbjes 5-1 në derbin ndaj Tiranës.

Sipas klubit të kuq, “protagonizmi i theksuar i skuadrës së arbitrave dëmtoi në mënyrë të njëanshme mbarëvajtjen e një ndeshje që duhet të ishte model”.

https://a2news.com/2020/02/28/tirana-5-gola-partizanit-ne-derbi-dhe-marshon-drejt-titullit/

“Thellësisht të hidhëruar për vjedhjen që i bëhet djersës së lojtarëve dhe dëmtimin e vazhdueshëm që i bëhet ekipit në ecurinë e tij në këtë kampionat, kërkojmë nga Federata Shqiptare e Futbollit marrjen e masave të menjëhershme ndaj kësaj kaste arbitrash që bashkë me imazhin e Partizanit po dëmton dhe imazhin e Kategorisë Superiore si dhe vetë Institucionin më të lartë të Futbollit në vend, duke rritur pakënaqësinë e sportdashësve përkundrejt besueshmërisë së garës sportive”, lexohet në postimin e Partizanit.

Më tej, Partizani rendit episodet ku, sipas tij, gaboi arbitri: “11 metërsh të padhënë në favor, karton të kuq të munguar ndaj kundërshtarit për sjellje antisportive dhe vazhdon me 11 metërsha kundër, plus karton i kuq në rastin më të parë...etj, etj. Të gjitha këto në mes të kryeqytetit, para 20 mijë spektatorëve dhe mijëra teleshikuesve!!!”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos