Derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, ka vendosur një tjetër rekord, sa i takon biletave të shitura. Mësohet, zyrtarisht se janë shitur 19,590 bileta për këtë përballje.
Megjithatë, një pjesë e madhe e tifozëve kanë hasur probleme për t’u futur në stadium, për shkak se u është kërkuar edhe karta e identitetit.
Shumë kanë kundërshtuar, ndërsa kjo ka krijuar edhe radhë të madhe, duke krijuar vonesa. (A2 Televizion)