Partizani tregon karakter, fitore bindëse me 10 lojtarë

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2023, 20:54 | Futboll
Partizani tregon karakter, fitore bindëse me 10 lojtarë

Partizani ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në javën e 22 të Kategorisë Superiore duke mundur me rezultatin 3-0 ndjekësit e Erzenit.

Ndonëse me një lojtar më pak që prej nisjes së takimit për shkak të kartonit të kuq të Guyue, “Demat” treguan karakter dhe morën 3 pikë nga një ndeshje që i mban gjithnjë e më shumë në garë për kreun e renditjes.

Në ndeshjet e tjera të kësaj të shtunë, Teuta fitoi ndaj Kukësit 1-0, ndërsa Laçi humbi 0-1 në shtëpi ndaj Bylis. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos