Bajrami në formacionin e Sassuolo-s, por Napoli triumfon lehtësisht  

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2023, 22:47 | Futboll
Bajrami në formacionin e Sassuolo-s, por Napoli triumfon lehtësisht

Napoli ka marrë një tjetër fitore në Serie A dhe këtë e ka bërë në transfertën e vështirë ndaj Sassuolos. E udhëhequr nga Kvaratskhelia dhe Osimhen, skuadra e Spalletti-t nuk e pati aspak të vështirë të merrte pikët e plota nga kjo sfidë, madje duke fituar me rezultatin e pastër 0-2.

Gjeorgjiani ishte autor i një goli spektakolar në fillimin e pjesës së parë, ndërsa më pas realizoi edhe Osimhen. Në formacionin e Sassuolos në këtë takim ishte edhe mesfushori shqiptar Nedim Bajrami, i cili u transferua nga Empoli në merkaton e janarit.

Pas këtij triumfi, Napoli e bën thuajse të pamundur mundësinë e rihapjes së kampionatit duke qenë se tashmë e sheh veten në +18 pikë nga Interi i vendit të dytë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/17/ylli-i-serie-a-i-papermbajtshem-realizon-gol-spektakolar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos