Tabloidet amerikane shkruajnë se Kaney West dhe Irina Shayk po dalin bashkë dhe kanë nisur një lidhje romantike.
Reperi 43-vjeçar dhe modelja janë njohur që në vitin 2010, kur ajo u shfaq në videoklipin e këngës së tij, "Power".
35-vjeçarja ka qenë gjithashtu pjesë e pasarelës për koleksionin e modës vjeshtë/dimër të Kanyes, në Paris, gjatë vitit 2012.
Sikur kjo të mos mjaftonte, së fundmi Shayk është parë me një bluze DMX, që Kanye e ka dizenjuar me shtëpinë e modës Balenciaga.
Kujtojmë se reperi është divorcuar nga Kim Kardashian, ndërsa Irina u nda nga Bradley Cooper në qershor të 2019-ës. (A2 Televizion)