
Edhe pse aktualisht ndodhet pas hekurave pasi u arrestua për korrupsion aktiv, kryer në bashkëpunim në zgjedhje, Beleri ka arritur që t’i marrë bashkinë Himarë, kundërshtarit të tij politik nga PS, Jorgo Goro.
Më konkretisht, Fredi Beleri ka siguruar 3,837 vota ndërsa kundërshtari i tij politik, Jorgo Goro ka siguruar 3,818 vota. Ndërkohë, mbështetës të tij kanë nisur festimet me numërimin e votës së fundit.
Ndërkohë, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule deklaroi për mediat pas mbylljes së numërimit se fitorja e Belerit në Himarë është një thyerje e “autokracisë së Ramës.”
“U gjendëm në një situatë të paimagjinueshme. Një arrestim pa arsye dhe pa fakt e prova të kandidatit në zgjedhje. Por, kur flet populli nuk mund ta pengojë askush. Është një fitore shumë e madhe për ne. Eshtë triumf përt zotin Beleri,” shtoi Dule.
Po ashtu, ai bëri të ditur se Beleri e ka marrë lajmin përmes avokatëve të tij, ndërsa shtoi se këta të fundit garantojnë se shumë shpejt drejtësia do të vendoset në vend. (A2 Televizion)