Pas luanit me sy të nxirë, arinjtë në Shkodër në “kushte të mjerueshme”

Nga A2 CNN
17 Janar 2019, 14:39 | Lifestyle

Pas rastit të kafshëve të kopshtit zoologjik në Fier dhe fotos së luanit me sy të nxirë që bëri xhiron e botës, Organizata Ndërkombëtare e Mirëqenies së Kafshëve, “Four Paws” ka reaguar sërish.

Këtë herë, në vëmendje të kësaj organizate janë vënë dy arinj në Shkodër, të cilët qëndronin në një mini kopsht zoologjik, të vendosur në ambientet e një restoranti.

Organizata do të marrë kujdestarinë e dy arinjve të vegjël, të cilët sipas tyre janë në kushte të mjerueshme.

Organizata ka bërë të ditur se aktualisht është duke vlerësuar vendin se ku do të dërgojë arinjtë në një mjedis sa më të përshtatshëm.

“Arinjtë mbahen në një kafaz metalik dhe hapësira e tyre e lëvizjes është e kufizuar”, tha organizata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos