Paketë të mjerimit të qytetarëve dhe e mbështetjes së oligarkëve, i quajti Sali Berisha ndryshimet fiskale të propozuara nga Qeveria për vitin2027. Ai akuzoi Kryeministrin për cinizëm, duke shpjeguar përse mendon se reduktimi i TVSH-së në 6% për produktet e shportës ushqimore nuk do të ulë çmimet.
Kritik ishte edhe më rritjen e taksës së automjeteve, që sipas kryedemokratit thjesht sposton barrën fiskale, por nuk e redukton atë.
Për inflacionin e çmimeve bëri përgjegjës eurot e trafiqeve të drogës dhe drejtoi gishtin nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
Nëse PD vjen në pushtet Berisha nuk përmendi taksën e sheshtë, por premtoi një tavan.
Gjatë konferencës për shtyp, ftoi demokratët t’i bashkohen protestës së të shtunës, në solidarizim me atë të cilën e quan revoltë studentore. (A2 Televizion)