Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emiljo Çika, thotë se pas disa raundesh me negociata, prej më shumë se dhjetë ditësh nuk ka më zhvillime në këtë pikë. Gjërat janë vështirësuar së tepërmi sidomos pas publikimit të pamjeve tragjike të masakrave në disa qytete. Megjithatë, Çika mendon se përshkallëzimi deri në një luftë bërthamore ka pak gjasa që të ndodhë. (A2 Televizion)
Pas publikimit të masakrave ruse në Ukrainë, a ka më vend për negociata?
