Pas tërmetit, “Gjeologjiku” nën ujë, dëmtohen pajisje të vlefshme

Nga A2 CNN
24 Shtator 2019, 13:15 | Aktualitet
Pas tërmetit, “Gjeologjiku” nën ujë, dëmtohen

Fakulteti i Gjeologji Minierave është një prej godinave më të dëmtuara nga tërmeti i të shtunës. Por sikur të mos mjaftonte kjo, shirat e një nate më parë kanë “ndihmuar” në përkeqësimin e situatës. Klasat dhe ambientet e tjera të Universitetit janë gjetur nën ujë nga punonjësit, të cilët kanë nisur pastrimin e tyre, duke mbledhur ujin me kova. Energjia elektrike është ndërprerë për të lejuar punonjëset e pastrimit që të punojnë pa u rrezikuar.

https://youtu.be/3Pkzfz-j574

Mësohet edhe se laboratorë, kompjuterë dhe pajisje të tjera të vlefshme janë dëmtuar, ndërsa pjesa më e prekur është kati i fundit. Tavani, një pjesë e të cilit u rrëzua nga tërmeti, e ka bërë më të lehtë depërtimin e ujit nga shiu i rrëmbyer që ra një natë më parë.

https://a2news.com/2019/09/21/gjeologjiku-ne-tirane-nje-nga-godinat-me-te-demtuara/

Dekani i Fakultetit, Vasil Jorgji, deklaroi se vetëm në maj të këtij viti godina i ka kaluar sërish në kompetencë këtij institucioni, pasi prej vitesh ka qenë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe kjo, sipas tij, është bërë pengesë për kryerjen e investimeve prej vitesh. Ai ka thënë gjithashtu se nuk do të lejojë fillimin e mësimit pa një kontroll të mirëfilltë të dëmeve dhe punimeve për riparimin e godinës, që është edhe një nga më të vjetrat, ndërtuar gjatë pushtimit italian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos