Shërbimi Ushtarak Meteorologjik (SHMU) njofton se reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan.
Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin e Lezhës me 53 mm, Shkodrës me 26 mm, Tiranës 20 mm. Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të vrullshme deri në 15-18 m/sek.
SHMU thekson se në vetëm 10 minuta ka patur 290 rrufe. (A2 Televizion)