Pas tërmetit regjistrohen 460 lëkundje në 5 ditë, sizmologu: Drejt qetësimit të plotë

Nga A2 CNN
25 Shtator 2019, 17:38 | Aktualitet
Pas tërmetit regjistrohen 460 lëkundje në 5 ditë, sizmologu:

Vatra e tërmetit që tronditi Tiranën dhe Durrësin  pasditen e 21 shtatorit është ende aktive.  Mbi 460 pasgoditje janë regjistruar në pesë ditë pas lëkundjeve më të mëdha.  Sizmologët thonë se epiqendrat e tërmeteve janë shpërndarë përreth zonës ku ndodhi ngjarja kryesore,  por me magnitudë më të ulet.  Numri i lartë i pasgoditjeve konsiderohet normal për specialistet, ndërsa situata sipas tyre po shkon drejt qetësimit.

Dje kemi patur shumë pak tërmete, me një riaktivizim të vogël gjatë natës, ndërsa sot vazhdon me ritmet të ulta, pra jemi drejt qetësimit të plotë”, shpjegon sizmologu Edmond Dushi.

https://a2news.com/2019/09/22/serish-lekundje-termeti-sizmologu-rreziku-kryesor-ka-kaluar/

Shqipëria është vend me aktivitet të lartë sizmik ndaj dhe tërmete të tilla  konsiderohen normale nga sizmologët. Madje ata theksojnë se ngjarjet atmosferike, thatësira e gjatë apo përmbytjet, nuk kanë ndikim në dukurinë e tërmeteve.

“Tërmeti është dukuri nëntokësore. Vatra e tërmetit të fundit ishte më shumë se 20 kilometra në thellësi, kështu që nuk kanë asnjë efekt reshjet atmosferike dhe thatësira”, vijon Dushi.

https://a2news.com/2019/09/23/nisin-konstatimet-e-demeve-pas-termetit-kriteret-per-banese-te-re/

Shkenca e sizmologjisë nuk ka arritur të parashikojë rënien  e tërmeteve. Vetëm pas goditjeve specialistët analizojnë ngjarjet e ndodhura. Aktualisht në vendin tonë vijon aktiviteti sizmik në dy zona, në bregdetin adriatik pas tërmetit të 21 shtatorit, dhe në zonën e juglindjes në Korçës pas tërmetit të qershorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos