Pas topit apo pas vajzave? Djali “detyrohet” të zgjedhë që në moshën 1-vjeçare

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 10:54 | Lifestyle

Një prind ka kapur në kamera momentin fantastik kur djali i tij 1-vjeçar humb përqendrimin nga topi pasi hutohet nga dy vajza që vrapojnë.

Vogëlushi po vraponte me top në këmbë në një fushë të Çikagos, në shoqërinë e të atit. Duket qartë që edhe pse i vogël, e udhëheq mirë topin drejt portës, por befas hutohet dhe ndalon.

Ai e drejton gishtin në largësi dhe pas disa sekondash në kamera shfaqen dy vajza duke vrapuar.

Pasi e mendon mirë situatën, djali vendos që futbolli nuk bën për të dhe nis t’i vrapojë vajzave nga pas.

Një talent i humbur… (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos