“E ke për detyrë të jesh i pakorruptuar”, debat mes Telitit dhe Sulës: Është vlerë

Nga A2 CNN
27 Tetor 2026, 21:21 | Politikë

Kryeinspektori Dashnor Sula dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Dorjan Teliti u përfshinë në një debat mbi korrupsionin.

Debati i zhvilluar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN:

Teliti: Për çfarë i doni paratë? Për të paguar inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston? Se të thuash do rris taksat sepse do rris pensionet, po ta bëj hallall.

Sula: Do rriten pensionet, do rriten pagat. Sa e ka pagën minimale sot? Buxheti ka qenë 3.8 miliardë, sot e ke 10 miliardë.

Teliti: Po cilat pensione? Unë pres nga Kryeinspektori i këtij vendi që të jetë më realist. Të jetë më korrekt.

Sula: Po, saktë. Edhe i pakorruptuar, duke luftuar korrupsionin. Ky jam unë.

Teliti: Kjo është detyra jote, paguhesh për këtë punë.

Sula: Edhe vazhdoj ta bëj.

Teliti: Ore, të jesh i pakorruptuar nuk është vlerë, është detyrë.

Sula: Detyrë dhe vlerë. Është vlerë.

Teliti: Ke të drejtë që e quan vlerë. Ti e quan vlerë të mos jesh i korruptuar sepse je brenda të korruptuarve.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos