Pasaportat më të fuqishme për vitin 2023, ku renditet Shqipëria

Nga A2 CNN
10 Janar 2023, 20:23 | Bota

Tri pasaporta aziatike kryesojnë listën e pasaportave më të mira në botë, të cilat u ofrojnë mbajtësve të tyre liri më të madhe të udhëtimit, se ato të çdo vendi tjetër.

Në raportin më të ri tremujor të publikuar nga firma këshilluese globale e qytetarisë dhe qëndrimit me qendër në Londër, Henley & Partners, janë zbuluar pasaportat më të fuqishme të botës, që mund t'i shikoni në fotogalerinë e mësipërme.

Pasaporta shqiptare renditet në vendin e 51, me 115 destinacione.

Ndërkohë, pasaportat më të dobëta janë si më poshtë:

102. Kore e Veriut (40 destinacione)

103. Nepal, Palestinë (38 destinacione)

104. Somali (35 destinacione)

105. Jemen (34 destinacione)

106. Pakistan (32 destinacione)

107. Siri (30 destinacione)

108. Irak (29 destinacione)

109. Afghanistan (27 destinacione).

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos