
Lufta ruse nuk e kurseu Ukrainën as për Pashkë, dita më rëndësishme e kalendarit të Krishterë. Pas sulmit ndaj një godine banime në Odesa, ku humbën jetën 8 civilë, bombardimet kanë vijuar në pjesën lindore të vendit. Të paktën 8 civilë mbetën të vrarë në një fshat të Luhansku, ku raportohen bombardime intensive.
Viktima u shënuan edhe në Zaporizhia, pas sulmeve me artileri të ushtrisë ruse. Një hetim ka nisur nga autoritetet ukrainase për sulmin në Odesa ku 7 raketa shënjestruan 2 pallate duke lënë të vdekur edhe një foshnje.
Sakaq, Rusia vijon të mbajë lart presionin ndaj impiantit metalurgjik të Azovstal në Mariupol, ku janë të strehuar mbrojtësit e fundit të qytetit jugor, por edhe një sërë qytetarësh.
Sipas institutit për studime të luftës me bazë në SHBA, forcat ruse po synojnë që të vdesin urie forcat e rezistencës dhe nuk do të lejojnë civilët e bllokuar të evakuohen. Një korridor humanitar u planifikuar për të shtunën, por evakuimi u pengua nga bombardimet e vazhdueshme të trupave ruse.
Në një konferencë prej tre orësh nga një stacion metroje në Kiev, presidenti Volodimir Zelensky paralajmëroi me ndërprerje të bisedimeve të paqes me Rusinë, nëse mbrojtësit e mbetur të Mariupolit do të vriteshin.
Zelensky përsëriti thirrjen për takim me Putin, për të gjetur një zgjidhje diplomatike për luftën. “Duam të arrimë këtë objektiv, Por nga Rusia nuk e shohim këtë. thonë një gjë, e pastaj bëjnë një tjetër”, tha presidenti ukrainas. (A2 Televizion)