Pasion për futbollin dhe... cigaren, vogëlushi bëhet protagonist në rrjet

Nga A2 CNN
10 Shtator 2019, 10:11 | Kapur në kamera
Pasion për futbollin dhe... cigaren, vogëlushi bëhet protagonist

Një djalë i vogël u bë protagonist në një ndeshje futbolli në Turqi, pasi kamerat e filmuan duke pirë një cigare në shkallët e stadiumit ndërsa priste fillimin e ndeshjes. Ai po ndiqte ndeshjen Bursaspor-Fenerbahçe, në “Timsah Arena” të Bursës. Para se lojtarët të dilnin në fushën e lojës ai u filmua duke pirë cigaren, një veprim i ndaluar në Turqi. Madje, pirja e duhanit në vende publike, si stadiumi i futbollit, gjobitet me 69 lira turke, rreth 15 euro. Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim që djali është ndaluar nga Policia, me siguri prindërit do ta kenë qortuar pasi të kenë parë videon.

A2 CNN Livestream

Latest Videos