
Duket si një pamje reklamash, por skena është vërtetë dhe tregon reflekse vërtetë befasuese për një të ri që po shijonte një nga trenat rrotullues në një luna park.
Papritur, nga shpejtësia e madhe e mjetit, një celularë doli nga xhepi i një personi në radhët para tij, por djaloshi tregoi një refleks “alla Buffon” duke kapur në ajër aparatin, që më pas u identifikua si një IPhone X i çmuar.
Skena ndodhi në luna parkun Port Aventura, në Spanjë, dhe është vërtetë e rrallë jo vetëm se ndodhi me një shpejtësi rreth 130 km/h, por edhe sepse u filmua qartësisht nga kamerat që më pas sheshin videot e reagimeve të klientëve si souvenir.
Djali fitoi një kujtim të veçantë, por duke parë që video po bëhet virale, pse jo mund të përfitojë edhe një kontratë profesioniste si portier. (A2 Televizion)