Vidhte makina... vodhi dhe atë të policisë pasi e arrestuan!

Nga A2 CNN
3 Shtator 2019, 22:49 | Kapur në kamera
Vidhte makina... vodhi dhe atë të policisë pasi e arrestuan!

Nga SHBA vijnë shpesh herë lajme të çuditshme. I tillë është dhe ky i fundit i cili është kapur nga kamerat e sigurisë.

Dy efektivë policie ndaluan një vajzë pasi dyshohej se ishte duke drejtuar një automjet të raportuar si të vjedhur. Vajza u përgjërua duke qarë përpara agjentëve duke thënë se nuk ishte e përfshirë në vjedhjen e mjetit dhe mesa duket në këtë mënyrë uli vigjilencën e tyre duke shkaktuar keqardhje.

Në një moment, ndërsa e dyshuara ishte futur në makinën e policisë, përfitoi nga neglizhenca e policëve duke vjedhur kësaj radhe pikërisht mjetin e tyre të shërbimit edhe pse ishte e prangosur. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë që ndodhen brenda mjeteve të policisë amerikane.

Por aventura e vajzës që vodhi makinën e policisë nuk zgjati shumë pasi u ndalua disa kilometra më larg në një rrugë qorre ndërsa tentonte të largohej më këmbë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos