Në Durrës janë inspektuar 378 objekte me pasoja nga tërmeti ndër të cilat 150 janë shpallur të pabanueshme. Mbi 120 të tjera janë kontrolluar në Kruje dhe Shijak. Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, në një deklarate për mediat, tha se aktualisht janë shembur 15 ndërtesa në Thumanë dhe Durrës, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të vijoje aksioni edhe për 8 të tjera në qytetin e Durrësit. Në Tiranë, Krujë dhe Lezhë, ekspertët janë ende në procesin e vlerësimit. Gazetari i A2, Armand Bajrami, raporton nga Durrësi. (A2 Televizion)
Pasojat e tërmetit, vijon prishja e godinave gjatë vijës bregdetare
