Berisha: “Padrino” sot tejkaloi dhunën e Ramiz Alisë ndaj studentëve në dhjetor ’90, kjo ishte dita dhe nata e dhunës më të egër shtazore

Nga A2 CNN
13 Tetor 2026, 23:23 | Politikë

Berisha: “Padrino” sot tejkaloi dhunën e Ramiz Alisë ndaj

Kreu i Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat në orët e vona të së martës, e cilësoi si ditën “më të egër shtazore të regjimit ndaj rinisë studentore që nga dhjetori '90 e gjer sot”.

“Sot 'Padrino' i Shqipërisë, Edvin Kristaq Koleka, tejkaloi në dhunën e egër dhe shtazore që ushtroi ndaj studentëve në protestë paqësore, dhunën e diktatorit Ramiz Alia në dhjetor të '90 ndaj studentëve çlirimtarë. Në një akt kriminal dhe pa asnjë motiv, studentë dhe studente, qytetarë të moshave të thyera, gazetare dhe gazetarë që bënin detyrën e tyre u agresuan në mënyrën më barbare. U thyen gjymtyrët, u gjakosën, u çanë në kokë, u goditën dhe morën plagë në gjoks dhe në gjithë trupin, në dhjetëra e dhjetëra raste”, tha Berisha, shkruan A2.

“Dëshmitarë okularë kanë dërguar video të cilat faktojnë barbarinë mbi qytetarin duke i thyer gjymtyrët, në kohë kur ai nuk po kryente në mënyrë absolute asnjë akt ndaj askujt, dhe e morën pa ndjenja, e plasën në makinën e tyre. Të tjerëve, banorëve, u kanë hedhur në ballkon bomba të gazit. Gazetarëve të tjerë u kanë çarë kokën. Situata sonte ishte ajo e një terrori të paparë. Protesta studentore e thirrur nga studentët dhe sindikata e universiteteve mori mbështetje të gjerë popullore nga qytetarët. Dhe Edi Rama, i tmerruar, zgjodhi dhunën e egër ndaj studentëve. Shprehu urrejtjen e tij të pakufishme ndaj tyre”, shtoi kreu demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos