“Të rinjtë po luftojnë me jetën”, Lapaj: Ka ndodhur diçka shumë e rëndë, s’e kaloj dot!

Nga A2 CNN
13 Tetor 2026, 22:37 | Politikë

Adriatik Lapaj, kryetari i “Shqipëria Bëhet”, deklaroi se ditën e sotme ka ndodhur “ngjarja më e rëndë që nga dita e parë e protestës”.

“Nuk ka kuptim që të flasim më për politikë apo për gjëra të tjera. Ajo që ndodhi në Zvërnec, ku një qytetar u mor zvarrë nga forcat private të sigurisë, sot është përsëritur. Është marrë zvarrë nga forcat e shtetit një djalë me këmbën e thyer. Ka ndodhur një gjë shumë e rëndë sot dhe nuk e kaloj dot këtë”, tha Lapaj në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Nuk ka më shumë se kjo. Pse, çfarë duhet të ndodhë tjetër? Të humbë jetën dikush? Sot po konsumohet një dramë në Spitalin e Traumës: të rinj që po luftojnë me jetën për shkak se janë çuar kundër varfërisë! Kjo që ka ndodhur sot në Tiranë është një moment ku të gjithë duhet t’i thërrasin mendjes”, shtoi kreu i “Shqipëria Bëhet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos