
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se “dhuna e egër, thyerja e kofshëve, e kërcinjve, çarja e kafkave, plagë të tjera mbi protestuesit janë fytyra e vërtetë e Edi Ramës”.
“Duke dënuar me forcën më të madhe këtë dhunë të pashembullt, ftoj të gjithë anëtarët dhe aktivistët e Partisë Demokratike, ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht nga bindjet politike, ftoj të gjithë prindërit e studentëve dhe çdo të ri të vendit të mbështesin protestën e studentëve, kërkesën e tyre për largimin e Edi Ramës nesër në të njëjtën orë, në ora 14:00 para Ministrisë së Arsimit. Studentët kanë nevojë për mbrojtjen e qytetarëve, për mbështetje. Ndaj dhe le të bashkohemi nesër student, prindër, të rinj, qytetarë, si të pamposhtur, siç qëndruan sot studentët që sfiduan të vërtetë, mbrojtën kërkesat e tyre”, tha Berisha, shkruan A2.
“Shpresoj dhe uroj që kjo dhunë barbare të marrë dënimin e merituar nga e gjithë rinia universitare dhe parauniversitare, por edhe ajo në punë. Kjo është fytyra e regjimit ndaj rinisë. Nesër të gjithë në mbështetje të studentëve. Nesër është dita e studentëve dhe e atyre që mbështesin kauzën studentore”, shtoi Berisha.
(A2 Televizion)