Patozi: Shqipëria nuk mund të rrijë peng i tekave të politikanëve

Nga A2 CNN
12 Qershor 2019, 15:38 | Politikë
Patozi: Shqipëria nuk mund të rrijë peng i tekave të

Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ishte i ftuar në “Ditarin” e orës 13:00, nga ku foli për zhvillimet e fundit politike në vend dhe veçanërisht për anulimin nga Presidenti të 30 qershorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Patozi u shpreh se Shqipëria nuk mund të rrijë peng i tekave të politikanëve. Ai theksoi se akti i Metës nuk ka referenca kushtetuese, por politike.   

“Presidenti është i detyruar të jetë strikt i Kushtetutës dhe nuk mund të ketë një analizë apo një opinion të situatës. Ne kemi qasjen tonë që zhdekretimi nuk është kushtetues. Por te e fundit nuk jemi ne që e vendosim. Ata që do ta vendosin se cila do të jetë data e zgjedhjeve janë institucionet shqiptare dhe faktori ndërkombëtar. Ne e kemi zgjedhur vetë që të marshojmë nga BE dhe sigurisht që do të presim edhe qëndrimin e tyre.

Sot, shoqëria shqiptare është ndarë lidhur me zhdekretimin e Presidentit. Shqipëria nuk mund të rrijë peng i tekave të politikanëve. E vërteta është vetëm një dhe këtë nuk e ndajnë partitë. Të vërtetën e ndajnë institucionet, këto që janë. Edhe në momente krizash edhe më të mëdha se kjo aktuale kanë qenë institucionet që kanë zgjidhur situatën”, tha Patozi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos