Zgjedhjet presidenciale më 27 dhjetor, Lista Studentore: Lufta nuk ka përfunduar, na duhet një fitore tjetër

Nga Rosalba Bejdo
26 Nëntor 2026, 15:27 | Ballkani

Zgjedhjet presidenciale më 27 dhjetor, Lista Studentore: Lufta nuk ka

Pas fitores bindëse të Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare të tetori, serbët do tu drejtohen sërish qendrave të votimit më 27 dhjetor, këtë herë për të zgjedhur presidentin. Data u shpall nga kryetari i Kuvendit dhe ushtruesi i detyrës së presidentit Aleksandar Çupiç.

“Shpresoj që të kemi një zgjedhje të vështirë mes kandidatëve të nivelit të lartë dhe programeve të tyre. Debatet publike dhe procesi demokratik zgjedhor le të jenë thirrje për pjesëmarrje të lartë në votime”.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Serbisë që më 27 dhjetor të jenë të përgjegjshëm dhe të dalin në votime.

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë që më 27 dhjetor të tregojnë përgjegjësi dhe të dalin të votojnë, në mënyrë që vullneti i popullit të sjellë zgjedhjen e një presidenti me mandat të fortë, i cili do të jetë shprehje e qartë e unitetit kombëtar.

Zgjedhjet u shpallën pasi Aleksandar Vuçiç dha dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë më 27 shtator. Në një reagim pas njoftimit të Cupic, Lista Studentore që deklaroi se Serbinë e pret edhe një zgjedhje tjetër që fitorja e kësaj liste, të jetë e plotë.

“Bashkë kemi shkruar historinë. Por lufta jonë nuk ka përfunduar”, shkruan ata në Instagram. Deputeti që kryesoi Listën Studentore në zgjedhje, Ilija Sërdanoviq, kishte paralajmëruar më herët se kjo listë do ta publikojë emrin e kandidatit të saj për president të Serbisë menjëherë pasi të shpallen zgjedhjet presidenciale.

Në anën tjetër, kryetari i grupit parlamentar “Serbia fiton”, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar mundësinë që Partia Përparimtare Serbe të mos marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos