
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Ilir Shytin, djalin e Roland Shytit, i cili u kap duke lëvizur me një automjet të blinduar dhe i armatosur.
Ndërkohë, për tre personat e tjerë të përfshirë në këtë çështje, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Bëhet fjalë për Erion Ramajn, 40 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, si dhe dy ushtarakët Leonard Murataj, 42 vjeç, dhe Ernest Selmani, 46 vjeç.
(A2 Televizion)