U kap me kokainë pranë një shkolle në Tiranë, arrestohet 43-vjeçari

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2026, 16:17 | Kronikë

U kap me kokainë pranë një shkolle në Tiranë,

Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkolla të Pastra”, pasi u kap me dhjetëra doza kokaine, gati për shitje, në një lokal pranë një institucioni arsimor.

Arrestimi i tij u krye në rrugën “Viktor Eftimiu”. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti 30 doza të dyshuara kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan edhe 393.6 gramë të tjera të kësaj lënde narkotike.

Në total, autoritetet sekuestruan 407 gramë kokainë, si dhe dy telefona celularë.

Sipas policisë, 43-vjeçari dyshohet se e mbante lëndën narkotike me qëllim ndarjen në doza dhe shitjen e saj pranë institucioneve arsimore dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos