Ish kreu i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi, i ftuar në A2 CNN komenton ngjarjet e fundit të politikës shqiptare, dhe veçanërisht bën bilancin e aksionit politik të opozitës. “Pritshmëria ishte i lartë për të krijuar një vorbull brenda vendit, dhe një traum te ndërkombëtarët. Kjo nuk ndodhi prandaj mendoj se veprimi i opozitës dështoi”, thotë Patozi duke iu referuar vizitës së zyrtarit të lartë amerikan Matthew Palmer, por edhe faktit që “nuk po përqafohet nga shoqëria”. Patozi nuk sheh një ”konflikt interesi me Partinë Demokratik”, sepse “nuk më lidh më asgjë me atë parti”, edhe pse deklaron që do të vazhdojë të bëj politikë. (A2 Televizion)
Patozi: Vendimi ekstrem i Bashës e ka futur PD‐në mes dy zjarresh
