Seanca konstituive, Çitaku: LVV dhe Kurti nuk duan bashkëpunim

Nga A2 CNN
24 Gusht 2025, 13:28 | Politikë

Seanca konstituive, Çitaku: LVV dhe Kurti nuk duan bashkëpunim

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk dëshiron bashkëpunim për formimin e institucioneve. Sipas saj PDK-ja ka qenë konsistente për të bashkëpunuar me partitë e tjera duke përfshirë LVV-në që institucionet të konstituohen sa më parë.

“PDK që nga dita e parë ka qenë konsistente dhe i ka kontribuar aktivisht frymës së bashkëpunimit në mënyrë që institucionet e Kosovës të konstituohen sa më parë. Fatkeqësisht kemi pasur një qasje të papërgjegjshme nga grupi i parë parlamentar, është tashmë shumë evidente që ata nuk duan bashkëpunim, nuk duan bashkëvendim, kërkojnë nënshtrim nga deputetët e Parlamentit të Kosovës, që t’i koordinohemi vullnetit dhe të papërgjegjësisë së Albin Kurtit”, tha ajo.

Çitaku shtoi se PDK-ja ka dhënë opsionet e saj për propozim për kryetar të Kuvendit të Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos