Arrestohet në Fier 19-vjeçari i kërkuar në Itali për trafik droge

Nga A2 CNN
24 Gusht 2025, 13:56 | Kronikë

Arrestohet në Fier 19-vjeçari i kërkuar në Itali për

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH ka vënë në pranga një tjetër të kërkuar nga autoritetet italiane. Operacioni i koduar “Operacionalja 59”, arrestoi në Fier një 19-vjeçar të  akuzuar në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e radhës, të koduar “Operacionalja 59”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në Fier dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Z. Z., 19 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Cukalat, Berat”, njofton policia.  

Sipas policisë ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Riminit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Maksimumi i dënimit është 10 vjet burgim. 

Interpol Tirana vijon procedurat, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos