Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, merr flakë godina në afërsi të pallatit 15-katësh

Nga Belinda Ruçaj
24 Gusht 2025, 13:38 | Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, merr flakë godina në

Një bombol gazi ka shkaktuar zjarr në një godina që përdorej si magazinë nga tregtarë që shesin në rrugë. A2 CNN mëson se godina është në afërsi të një pallati 15-katësh në afërsi të bashkisë Elbasanit. Ka qenë ndërhyrja e zjarrfikësve që ka bërë të mundur parandalimin e zjarrit, i cili mund të rrezikonte edhe pallatin ngjitur.

Është e disata herë që kjo godinë ka rrezikuar banoret e pallatit dhe banesat afër saj duke i kthyer në një rrezik real. Sipas policisë shkak i zjarrit është bërë një bombol gazi e cila ndodhesh në të, por që u izolua përhapja e mëtejshme e flakëve nga zjarrfikëset.

Policia po heton për shkakun e zjarrit nëse ishte i rastësishëm apo i qëllimshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos