Patronazhistët, Krasniqi: Dy vende evropiane do ta vënë kusht për Shqipërinë hetimin e skandalit

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 22:41 | Aktualitet

Analisti Afrim Krasniqi bëri me dije në studion e A2 se me patronazhistët politikanët shqiptarë bëjnë batuta, por dy vende evropiane do ta vendosin kusht për vendin tonë hetimin e skandalit të të dhënave. “Patronazhistët janë bërë histori batute në Shqipëri, por po ju them që kur të bëhet vlerësimi për progresin e Shqipërisë, dy shtete evropiane do ta kenë çështjen e hetimit të skandalit të të dhënave si kusht për vendin tonë. Ata e kanë marrë shumë seriozisht. Batutat vlejnë për militantët sonte, por Shqipëria do të japë llogari për të gjithë të dhënat personale që ka shpërndarë në publik. Në dijeninë time, të paktën dy shtete do të ngrenë si kusht për Shqipërinë. Dy shtete kritike kanë zëvendësuar një kriter tjetër me këtë”, u shpreh Krasniqi. “Kjo është një çështje serioze, por në Shqipëri gjërat serioze nuk kanë vlerë përsa kohë që luftohet për pushtet. Nuk kanë vlerë as standardet, as liritë dhe të drejtat e njeriut, as kutia e votimit…”, shtoi Krasniqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos