“PD ka humbur boshtin ideologjik”, Kadilli: Berisha nga fanolist dhe zogist, po e quan foshnjën e re konservatore

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2021, 21:16 | Politikë
“PD ka humbur boshtin ideologjik”, Kadilli: Berisha nga fanolist dhe

Për Fatbardh Kadillin problemi më i madh me të cilin po përballet Partia Demokratike sot është mungesa e debatit mbi tezat e të djathtës, duke dalë nga boshti ideologjik.

Ai komentoi dhe thirrjet e Berishës për të kthyer PD në rrënjët e konservatorizmit, duke thënë se sa herë që i duhet të shpëtojë veten, ish-kryeministri shpik një emër të ri.

“E kemi të munguar debatin mbi tezat e të djathtës edhe në nivel partiak. Partia jonë e ka humbur boshtin ideologjik. Unë sot dëgjoj zotin Berisha që po i jep një emër foshnjës së vet, po e quan konservatore. Por zoti Berisha në 1994 ishte fanolist, në 1997 zogist, pastaj u bë liberal dhe tani konservator. Sa herë i duhet të shpëtojë veten e tij shpik një emër të ri, për një fëmijë të ri politik. “Foltorja” është instrumenti për të shpëtuar”, tha Kadilli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos