PD: Partia e Nongratave doli në mbrojtje të aferës së inceneratorëve

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2022, 11:23 | Politikë
PD: Partia e Nongratave doli në mbrojtje të aferës së

Partia Demokratike, me anë të një deklarate për mediat, shprehet se “partia e re e Nongratave të shpallur dhe të pashpallur, doli në mbrojtje të vjedhjes me aferën e inceneratorëve, duke sulmuar komisionin parlamentar”.

Reagimi i PD-së erdhi pasi Edmond Spaho u largua nga punimet e komisionit ditën e sotme, pasi deklaroi: “Ne penalizojmë gazetarin dhe mbrojmë Klodian Zoton dhe Stela Gugalljan. Raste të tilla skandaloze nuk kam parë. Shumica është e vendosur që ky komision të dështojë, siç kanë dështuar komisionet e tjera parlamentare. Kështu që unë nuk kam për të qenë pjesë e këtij komisioni apo të tjerëve derisa të miratohet një ligj që i jep atyre që kërkojnë ngritjen e komisionit, të kenë edhe shumicën në komision”.

https://a2news.com/2022/02/16/akuza-dhe-debate-ne-komisionin-per-inceneratoret-administratori-i-fierit-nuk-paraqitet-sepse-eshte-me-covid/

PD konsideron se “non grata të shpallura dhe të pashpallura, janë bërë bashkë në mbrojtje të korrupsionit të inceneratorëve dhe në mbrojtje të ministrave e zyrtarëve që pritet të shkojnë në burg”.

“Komisioni hetimor ka nxjerrë para shqiptarëve të vërtetën e madhe se si janë vjedhur miliona euro me bekimin e Edi Ramës. Komisioni hetimor po fakton çdo ditë me dokumentete përfshirjen e ministrave dhe ish-ministrave. Kjo, si duket, ka shqetësuar shumë ortakët e tyre nga partia e re e Ilirit dhe Nongratës. PD do vazhdojë ta bëjë detyrën e saj, për të zbardhur me fakte se si janë vjedhur shqiptarët dhe kush ka përfituar nga kjo vjedhje. Inkurajojmë SPAK të veprojë pa humbur kohë e te çojë para drejtësisë, urdhëruesit, abuzuesit, shpërdoruesit dhe përfituesit e 430 milion eurove të marra nga xhepat e shqiptarëve”, lexohet në reagimin e Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos