“Mezi presim bashkëpunimin në 100 vitet e ardhshme”, Blinken komenton takimin me Ramën

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2022, 08:55 | Politikë
“Mezi presim bashkëpunimin në 100 vitet e ardhshme”,

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, postoi në Twitter mbi takimin me kryeministrin Edi Rama.

“I kënaqur që prita kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe të festojmē 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Mezi presim 100 vitet e ardhshme”, shkruan Blinken në rrjetin social.

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zhvilloi një takim me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, ku vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, të cilat këtë vit përkojnë dhe me 100-vjetorin e tyre.

Kreu i qeverisë shqiptare, në nisje të takimit, u angazhua se Shqipëria do të bëjë gjithçka që kjo miqësi të ruhet dhe për shumë kohë.

“Është nder të jesh me ju dhe kënaqësi që t’iu takojmë në fillim të vitit që shënon 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat u ndërprenë brutalisht nga Shqipëria për të shkuar në një drejtim tjetër për më shumë se gjysmë shekulli, por ja ku jemi dhe e vlerësojmë këtë miqësi. Do të bëjmë çmos për të ruajtur këtë miqësi”, tha Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/15/edi-rama-takon-sekretarin-blinken-do-bejme-cmos-ta-ruajme-kete-miqesi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos