PD reagon pas deklaratave të Ramës, Bardhi: Një politikan mashtrues e i dalë boje

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2020, 18:07 | Politikë
PD reagon pas deklaratave të Ramës, Bardhi: Një politikan

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë takimeve të zhvilluar në Vlorë.

Numri dy i demokratëve shkruan se tashmë shqiptarët e kanë kuptuar se Edi Rama është një politikan mashtrues, i cili do e marrë përgjigjen e merituar nga shqiptarët më 25 prill.

“Kush ka dëgjuar Edi Ramën sot në Vlorë, duhet të jetë ndier i tallur pa fund. Kryetari i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur e bëri Shqipërinë më të zhvilluar se Gjermania, se Zvicra dhe se Italia po e po.

Shëtiti për 2 orë në të gjithë hartën e Europës nga Azia e Vogël në Azore, nga Mesdheu në Skandinavi, por nuk u tha vlonjatëve dhe shqiptarëve pse shëndetësia sot jo vetëm nuk është falas, siç premtoi 8 vjet më parë, por është më e shtrenjtë dhe më e paarritshme për shumicën e shqiptarëve.

Edi Rama është një politikan mashtrues dhe i dalë boje. Më 25 prill, bashkë me shqiptarët, do ta largojmë këtë të keqe, që mashtron dhe tallet prej 23 vjetësh me shqiptarët”, shkruan Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos