PD: Shteti nuk po ndihmon banorët e Dibrës

Nga A2 CNN
13 Janar 2019, 18:43 | Aktualitet
PD: Shteti nuk po ndihmon banorët e Dibrës

Moti i keq ka izoluar disa fshatra të thellë të Dibrës. Për këtë, Partia Demokratike akuzon pushtetin qendror dhe Bashkinë, duke thënë se në disa njësi, si Shumbati dhe Dibjaka, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje, as për hapjen e rrugëve dhe as me ndihma ushqimore.

Në një video të vënë në dispozicion nga PD, banorët shprehen se janë detyruar të organizohen vetë në hapjen e rrugës. Banorët e këtyre fshatrave u vizituan nga deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi, i cili ka kërkuar nga institucionet të ndërhyjnë urgjent në hapjen e rrugëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos