Pedagogët: Plotësoni kërkesat deri në 1 shkurt ose nisim grevën

Nga A2 CNN
25 Janar 2019, 12:30 | Aktualitet
Pedagogët: Plotësoni kërkesat deri në 1 shkurt ose nisim

Pedagogët e Universitetit të Tiranës, në Asamblenë e mbajtur sot, kërkuan njëzëri amendim të ligjit të arsimit të lartë dhe shfuqizim të të gjitha vendimeve të Këshillit të ministrave.

Deklarata të forta u bënë në drejtim të qeverisë dhe politikanëve që të mos ushtrojnë presion ndaj pedagogëve.

https://a2news.com/2019/01/25/rektori-mynyr-koni-takim-me-studentet-ne-fakultetin-e-drejtesise/

Ndërkohë, janë miratuar 5 pikat e para të një dokumenti që do t’i paraqitet qeverisë. Pika e para dhe më kryesorja duket se është shfuqizimi i plotë i ligjit të arsimit të lartë.

Pika e dytë, shfuqizimi i të gjitha VKM-ve të dhjetorit dhe urdhrave të nxjerra nga Ministria e Arsimit. Rikonfirmim të mbështetjes ndaj studentëve dhe dënimi i çdo presioni ndaj tyre.

Pika e katërt është ndalimi i denigrimit të figurës së pedagogut dhe lënia e një jave kohë për qeverinë që të shfuqizojë të gjitha aktet e dhjetorit.

Pedagogët thanë më tej se nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen deri në 1 shkurt, atëherë do të fillojë greva pa afat. (A2 Televizion)

https://youtu.be/2pC-fSv2dFM

A2 CNN Livestream

Latest Videos