
Seuli zyrtar dhe ushtria japoneze bëjnë me dije se Koreja e Veriut ka lëshuar një tjetër raketë balistike drejt Detit të Japonisë.
Lëshimi i kësaj rakete vjen vetëm disa ditë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u zotua të forcojë arsenalin e tij bërthamor me ritmin më të shpejtë të mundshëm duke kërcënuar se do ta përdorë atë kundër rivalëve.
Sipas shefit të shtabit të ushtrisë koreano-jugore, raketa u nis nga një bazë ushtarake në Sunan, e cila ndodhet shumë pranë kryeqytetit.
Disa ditë më parë në Korenë e Veriut u mbajt një paradë e madhe ushtarake ku u prezantua një arsenal i shumëllojshëm armatimi, mes të cilëve dhe raketat balistike interkontinentale Hwasong-17, si dhe lëshueset e tyre. (A2 Televizion)