“Për 10 sekonda e rrafshojmë Finlandën”

Nga A2 CNN
14 Maj 2022, 13:05 | Bota
“Për 10 sekonda e rrafshojmë Finlandën”

Një zyrtar i lartë rus ka kërcënuar se me armët bërthamore që disponon Rusia, mund ta “rrafshojë” Finlandën për 10 sekonda. Kreu i Komitetit të Mbrojtjes, Aleksey Zhuravlyov, i bëri këto deklarata disa ditë pasi Finlanda ka deklaruar se do të aplikojë për t’u bërë pjesë e NATO-s.

“Nëse Finlanda dëshiron që të bashkohet me këtë bllok (NATO), atëherë ne do ta vëmë në pikëpyetje ekzistencën e këtij shteti. Është krejtësisht e logjikshme. Nëse SHBA kërcënon shtetin tonë, ne kemi Sarmat-in (raketën Satan-2). Finlanda po thotë që është me SHBA-në. Le të futet në radhë atëherë. Finlandezët duhet t’i jenë mirënjohës Rusisë për shtetin që kanë, për faktin që Finlanda ekziston si shtet”, tha Zhuravlyov.

https://a2news.com/2022/04/30/televizioni-rus-ne-200-sekonda-shkaterrojme-3-kryeqytetet-me-te-medha-ne-europe/

Kur u pyet nëse Rusia do të vendoste armë bërthamore në kufi me Finlandën, ai u përgjigj: “Përse duhet? Nuk kemi nevojë. Mund ta hedhim raketën nga Siberia dhe mund të arrijë deri në Angli, për 200 sekonda shkon. Në Finlandë shkon për 10 sekonda".

https://a2news.com/2022/05/14/rusia-do-te-reagojme-nese-nato-vendos-arme-berthamore-prane-nesh/

Më tej, zyrtari rus nënvizoi se është Amerika ajo që po e nxit Finlandën: "Finlandezët marrin nga ne 90% të gazit dhe shumë gjëra të tjera. Kujt i duhet lufta? Finlandezët nuk kanë frikë se mos i sulmon Rusia. Amerika po i nxit, ashtu siç nxiti Ukrainën, ashtu siç po mundohen të bëjnë me Poloninë dhe Rumaninë. Dhe faktet tregojnë që Amerika po i arrin qëllimet e saj”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos