Pas një seancë të gjatë, Kuvendi i dha “dritën jeshile” qeverisë që të dalë në tregjet ndërkombëtare për të marrë një tjetër borxh. Për miratimin e projektligjit me vlerë 700 milionë euro votuan 78 deputetë “pro” dhe 4 kundër. Sipas ministres së Financave Delina Ibrahimaj, Eurobond-i që pritet të emetohet në fillim të muajit nëntor, do të përdoret në përmbushjen e nevojave për realizimin e reformave ekonomike. Ky është eurobondi i pestë që qeveria emeton në bursat e huaja, prej të parit në vitin 2010. Interesat e borxhit të marrë në këtë formë kanë ardhur në rënie vit pas viti. Ndërsa qeveria ka shprehur bindjen se interesat kësaj radhe do të jenë edhe më të favorshme. Për të komentuar mbi këtë vendim, Elton Harxhi, ish-zëvendësministër i Financave, ishte i ftuar në Businness News. (A2 Televizion)
Për çfarë do të përdoret eurobondi prej 700 milionë eurosh?
