Japonezët cilësohen si mbretërit e aksesorëve të çuditshëm, shpesh herë të panevojshëm. Po ashtu, janë të njohur për sushit e tyre. Rasti i valixhes për peshq e tregon më së miri.
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit. Kompania japoneze MA Corporation ka hedhur në rrjet pamjet e një aparature në formë tubi, në të vërtetë një akuarium ku një peshk mund të jetojë disa orë, para se të gatuhet i freskët për recetën tipike japoneze.
Kompania japoneze MA Corporation ka hedhur në rrjet pamjet e një aparati në formë tubi, në të vërtetë një akuarium Aty një peshk mund të jetojë disa orë, para se të gatuhet i freskët për sushin tradicional Në Japoni sushi është edhe çështje statusi, dhe në varësi të mundësive gatuhet me peshq të ndryshëm pajisja ka aparatura që mbajnë konstant oksigjenimin e ujit, edhe si pasojë mundësojnë mbijetesën e peshkut Quhet “çanta Katsugyo”, i referohet fuçisë tipike të restoranteve japoneze, në brendësi të së cilës ndodhen gaforret e gjalla në pritje të gatimit Pajisja ende nuk është në treg, por që po merr prenotime të panumërta në Japoni dhe jo vetëm
Në Japoni sushi është edhe çështje statusi, dhe në varësi të mundësive gatuhet me peshq të ndryshëm. Tashmë japonezët do të kenë mundësi të mburren me peshkun e tyre në rrugën drejt shtëpisë, por edhe ta mbajnë në zyrë me ditë të tëra, nga momenti që pajisja ka aparatura që mbajnë konstant oksigjenimin e ujit, edhe si pasojë mundësojnë mbijetesën e peshkut.
Pajisja, që ende nuk është në treg, por që po merr prenotime të panumërta në Japoni dhe jo vetëm, quhet “çanta Katsugyo”, ku termi i fundit i referohet fuçisë tipike të restoranteve japoneze, në brendësi të së cilës ndodhen gaforret e gjalla në pritje të gatimit. (A2 Televizion)