Për vizat vendos vetëm BE, Komisioni Europian për A2: Në 1 janar 2024 kosovarët lëvizin pa viza

Nga A2 CNN
20 Tetor 2023, 19:21 | Aktualitet

Pavarësisht se Presidenti francez Macron deklaroi në Tiranë pezullimin e lëvizjes pa viza për shqiptarët e Kosovës, ai nuk mund ta bëjë dot këtë. A2 CNN pyeti Komisionin Europian për procedurën e heqjes së regjimit të vizave dhe pezullimit të saj, Anita Hiber, zëdhënësja e Komisionit për cështjet e Brendshme, ktheu këtë përgjigje: “Ne jemi në kontakt me çdo vend anëtar, ne nuk komentojmë mbi komente Në Prill 2023, Parlamenti Europian dhe Këshilli miratuan liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës. Liberalizimi I vizave do të jetë I vlefshëm prej 1 Janarit 2024. Kjo do t’I lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojë të udhëtojnë në BE pa viza për 90 ditë për çdo periudhë 180-ditore. Komisioni ka vlerësuar që prej Korrikut 2018 që Kosova I përmbush të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Kosova ka punuar vazhdimisht për të përmbushur kushtet. Vendet anëtare individualisht nuk mund të vendosin të pezullojnë regjimin pa viza. Rregullat për sa I përket liberalizimit, pezullimit apo përfundimit të levizjes pa viza janë krejtësisht të harmonizuara në nivel të Bashkimit Europian dhe kërkojnë vendim në nivel të Bashkimit Europian” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos