
Policia franceze kontrolloi shtëpitë e disa zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe shëndetësisë, si pjesë e një hetimi për mënyrën se si është përballuar pandemia e koronavirusit.
Gjatë kontrolleve të ushtruara, në orët e para të mëngjesit, ishin dhe banesat e ministrit të Shëndetësisë, Olivier Veran dhe shefit të agjencisë së shëndetit publik, Jerome Salomon.
Hetimet ndaj zyrtarëve të lartë kanë filluar pasi familjarët e viktimave të koronavirusit akuzojnë qeverinë për mënyrën e përballimit të pandemisë dhe reagimit të saj të ngadaltë ndaj situatës së krijuar.
Sipas mediave franceze pjesë e këtij hetimi janë dhe kryeministri Jean Castex dhe paraardhësi i tij Edouard Philippe si dhe ish-ministrja e Shëndetësisë, Agnès Buzyn. (A2 Televizion)