Përballja me pasojat e tërmetit, Bashkia Durrës lëvron fondin 10 milionë lekë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 18:35 | Aktualitet
Përballja me pasojat e tërmetit, Bashkia Durrës lëvron

Bashkia e Durrësit ka zhvilluar pasditen e sotme një mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit bashkiak, në rendin e ditës ishte përballimi i pasojave të tërmetit të 21 shtatorit.   

Për këtë arsyeje, Bashkia e Durrësit ka vendosur të akordojë shifrën prej 10 milionë lekë për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet sizmike.

https://a2news.com/2019/09/22/te-prekurit-nga-termeti-fond-1-milion-dollare-nga-bashkia-e-tiranes/

 Shuma do të përballohet nga fond i kontingjencës të buxhetit të Bashkisë për vitin 2019.

Ndërkohë, ditën e djeshme është premtuar si ndihmë një fond edhe nga Bashkia e Tiranës, i cili mund të përkufizohet në rreth 200 mijë dollarë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos