Kiara Adhami, është kandidatja e PS-së për qarkun e Gjirokastrës. Ajo i është bashkuar PS përmes platformës “deputeti që duam”. E gjashta në listën e PS për këtë qark, Adhami shprehet se e shikon politikën si mjetin për të dhënë atë kontribut që një njeri i vetëm nuk mund ta bëjë. “E shoh politikën si një mjet për të dhënë kontribut një njeri i vetëm nuk mund të bëjë atë që bën politika. Zgjodha Gjirokastrën për shkak të origjinës dhe kontributit që dua të jap për vendin tim të origjinës. PS ka hapësira për të rinjtë dhe për të shprehur idetë e tyre”. (A2 Televizion)
Përballja PS-PD-LSI për 6 mandatet e Gjirokastrës, Adhami: PS ka hapësira për të rinjtë
