Përdhunohej prej vitesh nga qindra burra, rasti i të miturës trondit Indinë

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2021, 20:50 | Bota
Përdhunohej prej vitesh nga qindra burra, rasti i të miturës

Një tjetër histori tronditëse raportohet në Indi. Është rasti i një vajze nga Mumbai, e cila fillimisht u ngacmua nga babai i saj, më pas u martua në moshën 13-vjeçare me një dyzet vjeçar dhe për dy vite rresht iu shit qindra klientëve.

Historia tronditëse që ka zemëruar vendin dhe ka bërë bujë në media ka rihapur plagën e dhunës seksuale në vend.

"Ky është rasti më tragjik i përdhunimit në historinë tonë. Ajo vajzë torturohej çdo ditë," tha Yogita Bhayana, një aktiviste për të drejtat e grave, e cila kërkoi ndjekjen penale të policëve që ajo kishte kërkuar ndihmë, të cilët nuk e regjistruan denoncimin e saj kundër torturuesve.

E reja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, u largua nga shtëpia e të shoqit dhe u strehua në stacionin e autobusit në Beed, një qytet në shtetin e Mumbait. Në kaosin e atij kalimi jetonte duke lypur, nën strehëzat ku është e lehtë të zhdukesh, si çdo bagazh i harruar. Dhe aty tre burra e përdhunuan, e burgosën dhe e detyruan të merrej me prostitucion për gati dy vjet.

Shpëtimi erdhi nga një takim me një punonjës social nga Komiteti për Mbrojtjen e të Miturve. Sot vajza është e sigurt, në një shtëpi të mbrojtur, ndërsa tetë burra kanë përfunduar në burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos