Përdorimi i euros, Civici: Nivel shqetësues, masat të pamjaftueshme

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 16:40 | Ekonomi

Përdorimi i euros është në nivele shqetësuese në vendin tonë. Sipas ekspertëve të ekonomisë, masat e marra nga Banka e Shqipërisë për deeuroizimin nuk kanë dhënë efektin e pritshëm në reduktimin e monedhës europiane nga konsumatorët dhe bizneset.

“Nuk patëm atë efekt qe prisnim, ose nuk mund ta realizonim atë efekt vetëm me masat e deurizimit. Shqipëria hyn në vendet me një nivel shumë të lartë eurizimi, të paktën 30-40%”, thotë profesor Adrian Civici, duke shtuar se “duhet të jemi shumë rigorozë për sa i përket çmimeve, duke marrë masa institucionale që të përdoret sa më shumë leku”.

Ekspertët vlerësojnë se injektimi në ekonomi i parave që pritet të mblidhen në Konferencën e Donatorëve për tërmetin e 26 Nëntorit, pritet të kenë ndikim në kursin e këmbimit.

“Konferenca e Donatorëve do të ketë një kontribut disa qindra miliona euro, natyrisht masa të tilla monetare që hyn në treg përtej masave pozitive kanë edhe efekte negative për sa i përket këmbimit”, shton eksperti i ekonomisë.

Adrian Civici

Euro ka parë një stabilizim në tregun këmbimit valutor këtë fillim vit, duke kulmuar në nivelin e 122 lekëve ditët e fundit. Sipas ekspertëve, monedha pritet të ndjekë këtë trend të qëndrueshëm edhe në muajt në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos