Shtetet e Bashkuara dhe vende tjera të fuqishme perëndimore presin nga Serbia që ta njohë Kosovën, por askush nuk garanton madje as integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Kështu u shpreh presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një debat të organizuar nga Këshilli Atlantik, gjatë të cilit theksoi se nuk pret “mardhënie të lehta për Serbinë me administratën e presidentit amerikan Joe Biden”, duke vënë theksin tek dallimet rreth çështjes së Kosovës. (A2 Televizion)
Vuçiç: Perëndimi nuk ofron asgjë për njohjen e Kosovës
